SRK-ja është bërë gjithmonë e më e zakonshme në të gjithë botën: pesë deri në dhjetë përqind të të gjithë të rriturve vuajnë nga një formë e sëmundjes së veshkës që mund të çojë deri në insuficiencë të saj.

Është thelbësore të parandalohet sëmundja dhe dëmtimi i veshkave kurdo që të jetë e mundur. Këshillat e mëposhtme janë shumë të rëndësishme nëse ju është shfaqur ndonjë lloj problemi me veshkat, por vlejnë edhe nëse keni veshka të shëndetshme dhe doni që të mbeten të tilla:  

  1. Ndaloni duhanpirjen, ose mos e nisni atë.
  2. Ushtrohuni vazhdimisht dhe ruani një peshë të shëndetshme.
  3. Shmangni konsumimin e sasive të tepërta të kripës.    
  4. Kini parasysh se disa produkte farmaceutike (barna që ju këshillojnë mjekët) mund të dëmtojnë veshkat.  
  5. Sigurohuni që të kryeni rregullisht kontrollin e funksionimit të veshkës nëse keni diabet apo presion të lartë të gjakut.  
  6. Mos konsumoni sasi të tepërta alkooli.  
  7. Mos abuzoni me përdorimin e drogave.  
  8. Kontrolloni rregullisht presionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit në gjak, veçanërisht nëse në ndonjë rast keni pasur rritje të vlerave të tyre.