Diaverum është ofruesi kryesor i kujdesit shëndetësor në botë për njerëzit që vuajnë nga sëmundjet e veshkave.

Puna jonë varion nga shërbimet paranduluese, deri në dializë dhe transplantim, por ne gjithashtu kemi ekspertizën për të menaxhuar trajtimin e sëmundjeve të tjera bashkëshoqëruese me sëmundjen e veshkave. Shoqëria u themelua në vitin 1991 në Suedi, ku klinika jonë e parë e dializës njihej me emrin ‘Gambro Healthcare’. Aktualisht, numërojmë mbi 400 klinika që ofrojnë kujdes shëndetësor në 24 vende të ndryshme në 4 kontinente, ku 11,000 punonjës ofrojnë 6 milionë trajtime për afro 40,000 pacientë çdo vit. Në këtë seksion të faqes sonë të internetit, ju mund të mësoni më shumë rreth mënyrës se si ne e trajtojmë kujdesin dhe sigurinë tuaj për të përftuar rezultate të larta mjekësore, duke mundësuar kosto efikase që e bëjnë kujdesin më të përballueshëm.