Kushtet e përdorimit 

Pranimi 

Aksesi dhe përdorimi i faqes së internetit nga ana juaj: www.Diaverum.com (“Faqja”) iu nënshtrohen këtyre Kushteve të Përdorimit dhe të gjitha ligjeve dhe rregulloreve të zbatueshme. Me aksesimin dhe shfletimin e Faqes, ju pranoni, pa kufizim apo kushtëzim, këto Kushte të Përdorimit dhe pranoni që këto Kushte të Përdorimit përbëjnë marrëveshjen e plotë ndërmjet jush dhe Diaverum AB, me nr. regj. 559140-5344 dhe filialeve përkatëse (“Diaverum”), lidhur me përdorimin e Faqes nga ana juaj, dhe zëvendëson çdo marrëveshje të mëparshme në lidhje me përdorimin e Faqes nga ana juaj. Ju përfaqësoni se nuk keni pranuar Kushte të Përdorimit të bazuara në ndonjë përfaqësim me gojë ose me shkrim të bërë nga Diaverum, që nuk janë të përcaktuara në këtë dokument.  

Diaverum rezervon të drejtën t’i ndryshojë këto Kushte të Përdorimit sipas rastit pa njoftim. Data e modifikimit të fundit përcaktohet në fund të këtyre Kushteve të Përdorimit. Është përgjegjësia juaj që të kontrolloni Faqen herë pas here për përditësime. Megjithatë, Diaverum mundet që, në diskrecionin e vet, sipas rastit, nëpërmjet njoftimit në faqe për lehtësinë tuaj, t’ju informojë lidhur me ndryshimet materiale ndaj Kushteve të Përdorimit. Përdorimi i Faqes nga ana juaj pasi ndryshimi në fjalë të jetë zbatuar, përbën njohjen dhe pranimin tuaj për ndryshimin. Nëse nuk jeni dakord me këto Kushte të Përdorimit, ju lutemi të mos e përdorni Faqen.  

Përdorimi i Faqes 

Për sa kohë nuk përcaktohet ndryshe shprehimisht në Faqe, e gjithë pronësia intelektuale (“PI”), duke përfshirë, por pa u kufizuar, imazhet, ilustrimet, ikonat, fotografitë, teknologjitë, dokumentet, softuerët dhe shërbimet që janë pjesë e Faqes janë PI në pronësi të, kontrolluar nga ose licensuar për Diaverum-in ose palët e lidhura me të. Përveçse kur autorizohet shprehimisht nga Diaverum-i, ju nuk mund të modifikoni, kopjoni, riprodhoni, ripublikoni, transmetoni, shpërndani, shitni, licensoni, jepni me qira, shfaqni publikisht ose kryeni, ndryshoni apo përshtatni PI-të në asnjë mënyrë.  

Pavarësisht nga sa më sipër, ju mund të printoni ose shkarkoni PI nga Faqja vetëm për përdorim personal dhe jotregtar, me kusht që të mos e ripublikoni apo shpërndani Materialin në asnjë mënyrë, dhe që të ruani të gjitha të drejtat e autorit, markat tregtare dhe elementët e tjerë të pronësisë intelektuale. Diaverum nuk garanton dhe as nuk përfaqëson që përdorimi nga ana juaj i PI-ve të përfshira në Faqe nuk do të shkelë të drejtat e palëve të treta që nuk janë në pronësi apo të lidhura me Diaverum-in.  

Përdorimi i PI-ve në Faqe për çdo qëllim apo në çdo mënyrë tjetër që nuk lejohet shprehimisht në këto Kushte të Përdorimit apo siç autorizohet shprehimisht nga Diaverum, është i ndaluar.  
Diaverum pret nga ju që të respektoni integritetin e Faqes, dhe për shembull, ju nuk jeni të lejuar që të (i) paraqisni përmbajtje keqdashëse si malware, Trojan horses (kuaj trojanë) ose viruse, apo përmbajtje që bie ndesh me Faqen; (ii) të manipuloni në mënyrë artificiale Faqen duke përdorur skripte, bot-e, plugin, shtesa (extensions) ose procese të tjera të automatizuara; (iii) të ndërhyni në Faqe duke ndikuar në cenueshmërinë e Faqes, apo duke u përpjekur ta kontrolloni apo testoni atë; ose (iv) të përdorni Faqen në një mënyrë që bie ndesh me këto Kushte të Përdorimit.  

Informacionet/kushtet mjekësore 

Informacioni për produktet në Faqe mundësohet nga Diaverum dhe është parashikuar vetëm për qëllime të informimit të përgjithshëm. Gjithashtu, ky informacion nuk interpretohet si këshillë mjekësore ose profesionale. Shumë prej produkteve farmaceutike dhe pajisjeve mjekësore të përfshira janë të disponueshme vetëm me anë të recetës së mjekut ose të një profesionisti mjekësor të kualifikuar, dhe jo të gjitha produktet mund të jenë të disponueshme në të gjitha vendet. Në rast se keni një problem mjekësor, shkoni menjëherë te mjeku juaj ose tek ofruesi i kujdesit shëndetësor, pasi Diaverum nuk ofron diagnozë mjekësore të personalizuar apo këshilla të posaçme për pacientin lidhur me trajtimin. Profesionistët mjekësorë mund të marrin informacion të plotë mjekësor nga fletushka e informacionit e produkteve. Informacioni për produktet mund të ndryshojë sipas vendit. Pacientët, mjekët dhe profesionistët e tjerë mjekësorë duhet të konsultohen me burimet mjekësore dhe autoritetet rregullatore vendore për informacionin që është i përshtatshëm për vendin e tyre. Krahas kësaj, rregulloret aktuale në shumë vende kufizojnë (ose në disa raste dhe e ndalojnë) mundësinë e Diaverum-it për të ofruar informacion dhe/ose për t’iu përgjigjur drejtpërdrejt pyetjeve të pacientëve lidhur me produktet tona që merren me recetë. Megjithatë, Diaverum do t’u përgjigjet pyetjeve të profesionistit tuaj të kualifikuar të kujdesit shëndetësor si dhe do t’i ofrojë informacion këtij të fundit në përputhje me rregulloret vendore.  

Deklaratë për mospranim përgjegjësie 

Të gjitha PI-të, informacionet dhe shërbimet e ofruara në Faqe ofrohen “siç janë”, pa asnjë përfaqësim apo garanci, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar, të asnjë lloj forme, duke përfshirë, por pa u kufizuar, garancitë për përpikërinë, saktësinë, plotësinë, tregtueshmërinë, përshtatshmërinë për një qëllim të caktuar apo moscenimin e të drejtave të pronësisë intelektuale.  

Megjithëse Diaverum bën përpjekje të arsyeshme për të siguruar që informacioni në Faqe të jetë i saktë dhe i përditësuar, informacioni mund të mos përditësohet, mund të përmbajë pasaktësi teknike ose gabime tipografike. Diaverum rezervon të drejtën të përditësojë, ndryshojë, korrigjojë dhe/ose përmirësojë PI-të, informacionin dhe shërbimet në Faqe, si dhe produktet dhe programet e përshkruara, në çdo kohë dhe pa njoftim në Faqe.  

Kufizimi i përgjegjësisë 

Në asnjë rast, Diaverum, drejtorët, punonjësit apo degët e veta nuk mbajnë përgjegjësi për asnjë dëm që vjen si pasojë e përdorimit, pamundësisë për të përdorur, apo nga rezultatet e përdorimit të Faqes, faqeve të internetit të lidhura në Faqe, ose të PI-ve, informacionit ose shërbimeve të përmbajtura në ndonjërën apo në të gjitha faqet në fjalë, qoftë në bazë të garancisë, kontratës, shkeljes jashtëkontraktore apo ndonjë parashikimi tjetër ligjor dhe qoftë ose jo të njoftuar  për mundësinë e ndodhisë së këtyre dëmeve. Nëse përdorimi nga ana juaj i PI-ve, informacionit ose shërbimeve në Faqe rezulton në nevojën për shërbim, riparim ose korrigjim të pajisjeve apo të dhënave, ju do të mbuloni të gjitha kostot përkatëse.  

Informacioni që jepet prej jush 

Pa cenuar Politikën tonë të Privatësisë, çdo komunikim ose PI që dërgoni në Faqe nëpërmjet postës elektronike apo në mënyra të tjera, duke përfshirë të dhënat, pyetjet, komentet, sugjerimet etj., është dhe do të trajtohet si jokonfidencial dhe jopronësor. Gjithçka që dërgoni ose postoni bëhet pronë e Diaverum-it ose degëve përkatëse dhe mund të përdoret për çdo qëllim, duke përfshirë, por pa u kufizuar, riprodhimin, zbulimin, transmetimin, publikimin, shfaqjen dhe postimin. Gjithashtu, Diaverum ka lirinë që të përdorë, pa ju ofruar kompensim, çdo ide, koncept, njohuri apo teknikë të përmbajtur në komunikimin që dërgoni në Faqe për çdo lloj qëllimi, duke përfshirë, por pa u kufizuar, zhvillimin, prodhimin dhe tregtimin e produkteve duke përdorur informacionin në fjalë.  

Sqarime mbi informacionin e publikuar 

Asnjë nga informacionet e paraqitura në Faqe nuk ka për synim të pretendojnë kryerjen e shitjeve në asnjë juridiksion ku Diaverum nuk operon drejtpërdrejt apo nëpërmjet një agjenti të autorizuar, apo të përbëjë pretendim apo promovim për ndonjë produkt, që nuk është i autorizuar për të shërbyer si pretendim apo promovim në vendin ku jeton lexuesi.  

Linqet nga faqet e tjera të internetit për në Faqe 

Diaverum nuk i ka shqyrtuar faqet e internetit të palëve të treta, që përmbajnë linqe për në Faqe, dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e faqeve të tilla që janë jashtë Faqes. Nëse dëshironi të lidhni faqen tuaj të internetit me Diaverum-in, ju mund të vendosni një link vetëm për në faqen tonë kryesore, www.diaverum.com. Ju nuk mund të vendosni linqe të faqeve të tjera pa miratimin paraprak me shkrim të Diaverum-it. Nëse vendosni një link për Diaverum-in, ju bini dakord ta paraqisni linkun në një formë që nuk jep përshtypjen se Diaverum mbështet, qoftë shprehimisht apo në mënyrë të nënkuptuar, ndonjë produkt, shërbim apo opinion të vendosur në faqen tuaj të internetit. Citimi ose përdorimi i një ose më shumë pjesëve të Faqes në faqen e internetit të palëve të treta pa miratim me shkrim është gjithashtu i ndaluar.  

Linqe nga Faqja për në faqe të tjera interneti 

Linqet nga Faqja për në faqe të tjera interneti që nuk janë në pronësi apo të menaxhuara nga Diaverum-i mund të vendosen për interesin ose lehtësinë e vizitorëve në Faqe. Megjithatë, pasi të keni përdorur këto linqe për t’u larguar nga Faqja, duhet të mbani parasysh që Diaverum nuk ka asnjë kontroll mbi faqen tjetër të internetit. Prandaj, përdorimi i faqeve të tilla të internetit nga ana juaj nuk rregullohet nga Kushtet tona të Përdorimit dhe nga Politika jonë e Privatësisë, por rregullohet nga politikat përkatëse të faqes së internetit. Një link i vendosur nga Diaverum drejt një faqeje tjetër interneti nuk përbën mbështetje, sponsorizim apo lidhje me palën e tretë apo përmbajtjen e faqes së internetit të linkut përkatës. Diaverum-i nuk pranon asnjë përgjegjësi për linqet nga Diaverum për në faqe të tjera, dhe në veçanti, Diaverum nuk mban përgjegjësi për saktësinë ose ligjshmërinë e përmbajtjes së tyre. Diaverum nuk pranon asnjë përgjegjësi që vjen si pasojë e një shkeljeje ose mospërfshirjeje në politikat e privatësisë të palëve të treta.  

Postimi në Faqe 

Diaverum mund të zgjedhë t’u ofrojë vizitorëve të Faqes mundësinë që të marrin pjesë në diskutime, në biseda, transmetime, borde buletini dhe forume të ngjashme në Faqe. Është e ndaluar që të postoni ose dërgoni përmbajtje ofenduese, të dëmshme, të pasaktë apo të papërshtatshme (“Përmbajtje e Ndaluar”) në këto forume. Diaverum nuk mund të monitorojë apo kontrollojë përmbajtjen dhe informacionin e ofruar nga vizitorët në këto forume, dhe nuk mban asnjë përgjegjësi apo detyrim për Përmbajtje të Ndaluara të paraqitura nga vizitorët e Faqes. Megjithatë, Diaverum synon që të heqë sa më parë të jetë e mundur të gjitha Përmbajtjet e Ndaluara në Faqe për të cilat njoftohet. Për këtë arsye, Diaverum ju inkurajon që të na raportoni çdo përmbajtje në Faqe që është e jashtëligjshme, ofenduese, abuzive ose që nuk përputhet me këto Kushte të Përdorimit. Gjithashtu, Diaverum do të bashkëpunojë plotësisht me autoritetet ligjzbatuese apo urdhrat gjyqësorë që kërkojnë ose udhëzojnë Diaverum-in që të zbulojë identitetin e personave që postojnë Përmbajtje të Ndaluar.  

Pasojat 

Nëse Diaverum merr dijeni se ju keni shkelur ndonjë nga termat dhe kushtet e përmbajtura në këto Kushte të Përdorimit, Diaverum mund të ndërmarrë veprim korrigjues të menjëhershëm, duke përfshirë dhe ndalimin e përdorimit nga ana juaj të shërbimeve të ofruara nga Diaverum dhe heqjen e çdo përmbajtjeje të vendosur në Faqe nga ju, në çdo kohë dhe pa njoftim. Nëse Diaverum është dëmtuar nga shkelja juaj, atëherë ne si Diaverum, në diskrecionin tonë të vetëm, mund të kërkojmë rikuperimin e dëmeve nga ju.  

Pyetje ose Komente 

Në rast se keni ndonjë pyetje ose koment lidhur me këto Kushte të Përdorimit apo me Faqen, ju lutemi të na kontaktoni në adresën 
Diaverum AB 
nr. org. i shoqërisë. 559140-5344, 
Hyllie Boulevard 53 
215 37 Malmö 
Suedi 
Numri i telefonit:+46 46 287 30 00 

Heqja dorë dhe ndashmëria e dispozitave 

Çdo dispozitë, deklaratë dhe kufizim i përgjegjësisë në këto Kushte të Përdorimit aplikohet në masën maksimale të lejuar nga ligji i zbatueshëm. Juridiksioni juaj mund të mos lejojë deklarata të caktuara garancie ose kufizime të caktuara të përgjegjësisë, dhe si rrjedhojë, disa nga përmbajtjet e Kushteve të Përdorimit (duke përfshirë seksionin “Kufizimi i Përgjegjësisë”) mund të mos aplikohen për ju. Asnjë pjesë e Kushteve të Përdorimit nuk synon të kufizojë të drejtat që mund të keni dhe që nuk mund të kufizohen ligjërisht.  

Moszbatimi i ndonjë prej kushteve në këto Kushte të Përdorimit nga Diaverum nuk konsiderohet si heqje dorë nga kjo e drejtë.  

Në rast se ndonjë prej dispozitave të këtyre Kushteve të Përdorimit konsiderohet e jashtëligjshme, e pavlefshme ose e pazbatueshme, kjo/këto dispozitë(a) nuk bën të pavlefshme apo të pazbatueshme dispozitat e tjera të këtyre Kushteve të Përdorimit, të cilat do të mbeten në fuqi dhe zbatueshmëri të plotë, dhe zbatimi i dispozitës në fjalë kryhet në masën e lejuar me ligj.  

Ligji i zbatueshëm dhe juridiksioni 

Përveçse kur kërkohet nga një ligj i detyrueshëm në juridiksionin tuaj, këto Kushte të Përdorimit iu nënshtrohen ligjeve të Suedisë, pavarësisht dispozitave të legjislacionit të përzgjedhur apo rregullave për ligjet kontradiktore, dhe ju dhe Diaverum bini dakord për juridiksionin ekskluziv të gjykatave të Suedisë për zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje, pretendimi apo polemike që rrjedh nga këto Kushte të Përdorimit.  

Data e modifikimit të fundit:  
2020-04-06