Në kuadër të Ditës Botërore të Veshkave, me temë “Veshka të shëndetshme për këdo, kudo”, Diaverum Albania organizoi një aktivitet sensibilizues në Qendrën Tregtare Toptani.

Dita Botërore e veshkave është një fushatë globale ndërgjegjësimi që synon rritjen e vetëdijes për rëndësinë e veshkave tona në shëndetin e përgjithshëm të njeriut dhe të informojë rreth mënyrave për të parandaluar sëmundjet e veshkave. Dita Botërore e Veshkave kujtohet çdo vit për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës për sjelljet parandaluese, për faktorët e riskut dhe për mënyrën e jetesës së atyre që kanë sëmundje renale.

Diaverum Albania, një lider global i shërbimeve të kujdesit renal, është i angazhuar të ofrojë kujdesin më të mirë të mundshëm të përmirësimit të jetës së kujdesit ndaj veshkave, përmes përkushtimit dhe përvojës së kulturës së shoqërisë sonë lidhur me Kujdesin e Vërtetë.

Sepse të gjithë meritojnë një jetë të kënaqshme!