Në kuadër të zhvillimit të stafit, për të dytin vit rradhazi, Diaverum Albania zhvilloi trajnimin interaktiv mbi “Lidershipin”, me udhëheqëse Åsa Jarskog, me eksperiencë më shumë se 30 vjeçare përvojë pune si konsulente, trajnere në fushën e Lidershipit, në 61 vende në Azi, Evropë, Azi dhe Amerikën Latine.

Morën pjesë përfaqësuesit e Zyrës Qendrore, Menaxherët dhe Kryeinfermierët e Klinikave.

Ky trajnim na shërbeu si një kornizë përgjithshme e aftësive njerëzore, cilësive dhe aftësive transformuese që nevojiten për të ndërtuar me sukses një botë më të mirë.

Ky trajnim mundësoi që pjesëmarrësit të njohin vlerat dhe cilësitë e tyre, si dhe të kontribuojnë në arritjen e qëllimeve strategjike nëpërmjet zhvillimit të sjelljeve më efektive të lidershipit, si edhe përmirësimit të tyre.

Trajnimi u organizua në mënyrë interaktive, punë në grup, diskutime, pyetësor dhe u shoqërua me disa seanca të shkurtra meditimi, si një nga avantazhet e lidershipit të suksesshëm.